Gossip Showbiz

Gjesti bën deklaratën e papritur! “Edhe Valbonës ia kam lypur…”

Përplasjet mes Gjestit dhe Vserlos në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania” po bëhen gjithnjë e më të shpeshta dhe të tensionuara.

Së fundmi, Vserlo hodhi dyshime mbi lidhjen e Gjestit dhe Eglit, duke sugjeruar se ata nuk janë çift dhe se lidhja e tyre është e sajuar.

Në përgjigje, Gjesti bëri një deklaratë të papritur dhe provokuese, duke thënë:

Unë do të dal me tri gra, sonte Valbonës ia kam lypur, me tri gra do të dal unë, si Don Zhuan

– një koment që shkaktoi reagime të ndryshme, kryesisht të qeshura, si brenda shtëpisë ashtu edhe tek publiku.

Debati mes tyre vazhdoi, me Gjestin që i përsëriti Vserlos se nuk do të mund të merrte asnjë grimcë vëmendjeje nga ai, duke e theksuar se ai është figura më e spikatur e spektaklit. Tensionet mes tyre janë gjithnjë e më të thella, ndërsa mbetet për t’u parë nëse ky raport do të përshkallëzohet më tej apo do të kalojë në një marrëdhënie më të qetë në episodet e ardhshme të spektaklit.