Gossip Showbiz

Gjesti dhe Egli darkojnë së bashku për t’u sqaruar mes tyre?

Gjesti ka kërkuar një darkë me Egli Takon për të sqaruar situatat e krijuara gjatë kohës në Big Brother.

Darka u mundësua nga Vëllai i Madh, i cili i vendosi ata në një suitë ku dyshja mund të flisnin për gjithçka. Ata nisën darkën me një dolli dhe batuta për mënyrën se si ishte realizuar ky moment.

Egli u shfaq elegante me një fustan të shkurtër ngjyrë ari, ndërsa këngëtari pejan mbante një xhaketë xhins.

Gjesti e shfrytëzoi këtë mundësi për të kërkuar sqarime lidhur me ngjarjet që kishin ndodhur, duke pranuar gabimet që kishte bërë. Ai theksoi se shumë gjëra ishin ndryshuar me hyrjen e Eglit, pasi ajo kishte parë gjithçka që kishte ndodhur jashtë.

Artisti ka shprehur befasinë për situatën, por ka pranuar se ia ka lënë fajin vetes për të gjitha ngjarjet që u krijuan mes tyre.