Film & Tv Magazine

“Gjesti është pozitiv”/ Petro për njohjet nga jashtë:”Nuk është plus”!

I ftuar në “Big Brother Radio” me Elona Duro ka qenë ish-banori i këtij edicioni dhe producenti Petro Xhori. Ai foli më shumë rreth rrugëtimit të tij, i cili përfundoi brenda asaj shtëpie këtë të shtunë. Gjithashtu për të bërë një analizë të lojës së banorëve dhe për të dhënë mendimin e tij për videot më të spikatura gjatë 24 orëve të fundit në shtëpinë e BBV.

Diçka pozitive që kishte ai me hyrjen në Big Brother ishte fakti që kishte disa njohje që nga jashtë. A ishte kjo një avantazh për të?

S’është plus i madh ky. Si mund të sulmosh njerëz që ti ke jetuar jashtë? Për këtë arsye kam pasur shumë momente që ishin të sikletshme.