Artisti i dashur, Gjesti ka festuar 25-vjetorin e lindjes me një postim të ndjerë në Instagram, duke ndarë me ndjekësit një reflektim mbi vitin që la pas.
Ai falënderoi Zotin për shëndetin dhe familjen për dashurinë e pakushtëzuar, duke e përshkruar këtë vit si një periudhë të mbushur me emocione, presion, rritje dhe bekime.
Faleminderit Zot që jom shnosh e mirë, e që i kom mrrri 25 vjet!
– shkroi ai krahas një fotografie ku mban tortën e ditëlindjes në duar.
Gjesti shprehu gjithashtu mirënjohjen ndaj ndjekësve për urimet e shumta që ka marrë, duke shtuar:
E kom të pamundur me ja u kthy krejtve, mirëpo krejt i shoh!