Celebrities Live From Tirana

“Mendoj që Gjesti dhe Egli janë bashkë…”/ Meridian Ramçaj zbulon videon që ngre dyshime për raportin e dyshes…

Çdo gjë që ndodh rreth e qark nesh, drejtëpërdrejtë nga kryeqyteti. Revista ditore e ndodhive brenda dhe jashtë vendit vjen e trajtuar 360 gradë nga Top Albania Radio me të ftuar në studio, lidhje direkte dhe komunikim direkt me dëgjuesit përmes rrjeteve sociale.

15 vite pas themelimit #lft është shoqëruesi ideal kur jeni në lëvizje, për të dëgjuar muzikë të mirë si edhe për të dëgjuar intervistat me protagonistët e ditës si dhe temat që zgjojnë debat.

I ftuar sot në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën ishte Meridian Ramçaj për të komentuar ngjarjet e showbiz-it së fundmi, kryesisht lidhur me temën “A ka Big Brother pas mbylljes së Big Brother?”.

Zhurmën vazhdon ta bëjë fituesi edhe tani pasi ka mbaruar “BBV”. Ka akoma njerëz që ftohen në emisione për të folur për Gjestin.

Gjesti dhe Egli duken se kanë një strategji të përbashkët, kjo më shtyn mua të mendoj që janë bashkë. Edhe Egli s’po del shpesh nëpër intervista.

Gjithashtu, pashë një video të Gjestit në makinë, ku duket Egli që është duke u ulur që të mos duket…

Lidhur me lajmet që qarkullojnë në rrjet se Rozana dhe Gerta mund të jenë së bashku në emisionin “Goca & Gra”, ai u shpreh:

Unë mendoj që të dyja e meritojnë.