Gossip Showbiz

Gjesti i bën pyetjen e papritur Eglit! “A m’kishe puth?”

Në një darkë sqaruese, Egli dhe Gjesti ndanë disa deklarata të forta dhe të ndjera për njëri-tjetrin.

Gjatë bisedës, Egli shprehu se i kishte munguar të kalonte kohë me Gjestin dhe të qeshte së bashku.

Më ka marrë malli me gatu me ty, me qesh me ty, me fol deri vonë me ty.

Gjesti i bëri një pyetje të papritur Eglit:

A m’kishe puth?

Përgjigja e banores ishte negative, duke vijuar më pas për të diskutuar rreth ish-partneres së Gjestit, të cilës mendohet se ai i ka dërguar mesazhe nga brenda shtëpisë nëpërmjet kamerave dhe më pas kërkon falje.

Ndërsa Gjesti, në mënyrë emocionuese, i kërkoi falje Egli-t për gabimet që kishte bërë dhe për lëndimet që i kishte shkaktuar, duke thënë se ishte i gatshëm të pranonte fajin për veprimet e tij.

Ai u shpreh se, ndonëse kishte mendime të tjera, e kuptonte që ishte ai që kishte gabuar dhe se ishte në faj për çdo situatë që kishte shkaktuar dhimbje.

Gjesti e përfundoi fjalën e tij duke kërkuar falje për lotët e Egli-t dhe duke e quajtur veten “budalla” si dhe duke shprehur se e ka ndjerë shumë mungesën e Eglit.