Gjesti dhe Egli Tako janë përfshirë në një debat të ashpër pas spektaklit të së martës në “Big Brother VIP Albania”.
Banori nga Kosova u mërzit për shkak të asaj që u diskutua në Prime, ku doli në pah një ngjarje që kishte të bënte me nishanin e Eglit.
Këngëtarit nuk i ka pëlqyer kjo situatë dhe ka shprehur pakënaqësinë e tij, duke thënë se ishte keqkuptuar, pasi nuk e kishte problem një gjë të tillë, por diçka që kishte parë në të.
Pas përfundimit të diskutimit dhe mbrëmjes, tensionet janë rritur, duke kaluar në një përplasjes me tone të larta.
Gjesti nuk ka arritur ta përballojë dot këtë situatë dhe është larguar nga banorët gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë. Ai ka treguar se Egli është viktimizuar pasi ia ka shpjeguar Danjës atë që kishte ndodhur, që sipas tij ka ndodhur pasi ai është sqaruar me të, por e vërteta është ndryshe.
S’të kam ofendu, vetë e ke bo të madhe me Danjën
Nga ana tjetër, Egli i ka dhënë një tjetër version të ngjarjes, duke thënë se gjithçka kishte nisur nga dhoma e rrëfimit, ku kishin biseduar për këtë çështje dhe se me Danjën nuk kishte folur asgjë konkrete dhe biseda doli prej tij nga fjalët e thëna në dhomë.
Turp të kesh, je super lojtar që ma bën mua këtë gjë… Po ti kush je o i pafytyrë që unë vazhdoj të të mbroj… i pacipë
Tensionet mes tyre eskaluan dhe përfunduan me ofendime të ndërsjella, ku Egli është përlotur duke përsëritur se nuk e meritonte një sjellje të tillë.
Ndërkohë Gjesti ka vijuar të konfirmojë se nuk ka pasur kurrë pakënaqësi nga ndonjë pjesë e trupit të Eglit.