Gossip Showbiz

Gjesti largohet nga shtëpia? Çfarë po ndodh?

Gjesti ka marrë vendimin për t’u larguar nga Big Brother VIP Albania 4, duke shprehur se shëndeti i tij është më i rëndësishëm sesa pjesëmarrja në lojë.

Para se të largohej, banorët e shtëpisë i kërkuan të qëndronte dhe të vazhdonte, por ai ka mbetur i bindur për vendimin e tij. Gjatë momentit të largimit, ai është parë duke u përshëndetur me banorët që ishin mbledhur te dera dhe që e lutën të mos largohej nga shtëpia. Egli i është lutur duke i thënë se ai meriton të qëndrojë deri në finale, madje dhe Rozana.

Ky vendim vjen pas një episodi të mëparshëm, ku Gjesti kishte tentuar të largohej duke kaluar murin rrethues të shtëpisë, por edhe debati i mbrëmjes së djeshme me Eglin.

Ai u duk shumë i vendosur në zgjedhjen e tij dhe sapo janë larguar të gjithë banorët ai është fshehur në dollapin e lavanderisë, pra e gjitha ishte një lojë.