Gossip Showbiz

Gjesti ndihet fajtor në lidhje me Eglin? “Lotët i kanë dalë prej meje…”

Rozana Radi dhe Gjesti kanë pasur biseda të ndryshme gjatë kohës në Big Brother, duke përfshirë më së shumti diskutime mbi raportin e krijuar me konkurrenten Egli Takon.

Këngëtari pejan ka pranuar fajin për situatën e krijuar, duke thënë se ka bërë një gabim me të, pavarësisht përpjekjeve për ta mbajtur marrëdhënien në një drejtim pozitiv.

Ai ka theksuar se lotët që ka derdhur ishin për shkak të gabimit të tij dhe ka ndjerë faj për çdo situatë që ka ndodhur. Ai u shpreh se:

Gabim kam bërë me Eglin, edhe pse kam munduar për të mirë, por ajo ka qarë. Lotët i kanë dalë prej meje dhe e ndjej veten fajtor

Gjesti shtoi se Egli mendon se ai është vetëm ai që ka gabuar, ndërkohë që ajo e sheh veten si të pastër.

Raporti mes dyshes është ndërprerë dhe aktualisht nuk ka një vazhdim të mundshëm të lidhjes së tyre.