Besart Kelmendi, i njohur me nofkën Gjesti, po krijon shumë polemika dhe shqetësim mes banorëve të “Big Brother VIP Albania”. Gjatë ditës së sotme, ai ka pasur një shpërthim impulsiv ndaj disa prej banorëve, duke i sfiduar ata me një deklaratë befasuese. Në një moment, ai iu drejtohet duke thënë:
Shumë të dobët, hajde ma gjallë, s’po keni tjetër send, po Eglin e kam dashnore, çka po don? A je i kënaqur?
Pavarësisht këtij shpërthimi, asnjëri nga banorët nuk e komentoi këtë deklaratë në moment, përfshirë edhe vetë Eglin.
Por Gjesti e shpjegoi për të gjithë publikun se fjalën ‘dashnore’, në Kosovë quajnë të dashurën e tyre, duke nënkuptuar se bëri lojë fjalësh qëllimisht.