Gossip Showbiz

Gjesti surprizohet nga familja Jashari?

Gjesti u befasua sot nga një mori mesazhesh që mori nga platforma “Big Love”, por ai që e preku më shumë ishte ai nga familja Jashari, e cila është e njohur për lidhjen e saj me komandantin legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në mesazhin e dërguar, familja Jashari shprehte mbështetje dhe krenari për Gjestin, duke thënë:

Jemi krenarë me ty. Familja Jashari nga Prekazi.

Ky mesazh i ngjalli emocione të forta Gjestit, i cili e lexoi me lot në sy dhe u ngrit menjëherë në këmbë për të shprehur mirënjohjen e tij.

Faleminderit shumë, Prekazi! Faleminderit shumë!

– ishin fjalët që ai tha pas mesazhit që e emocionoi thellë.