Aktualitet

Gjirokastra forcon masat kundër zjarreve

Në Gjirokastër janë shtuar masat mbrojtëse ndaj zjarreve, me synimin për të parandaluar ngjarje tragjike si të fillimjavës në periferi të Athinës ku flakët shkaktuan 88 viktima. Prefektura e qarkut jugor ka angazhuar 11 zjarrfikëse dhe 130 forca, për t’iu përgjigjur emergjencave të mundshme. Gjithashtu, Prefektura e Gjirokastrës ka urdhëruar që të gjitha rrugët problematike për qarkullimin e automjeteve zjarrfikëse të zhbllokohen.