Celebrities Music

Gjithçka që duhet të dini rreth muzikantes së njohur Suzanne Vega!

Një nga muzikantet më origjinale amerikane, Suzanne Vega, fitoi famë botërore në fund të viteve 80-të. Duke u rritur në New York, ajo performonte në klube më të vogla dhe publikonte këngë që nuk arrinin suksesin e duhur, deri në vitin 1984 kur siguroi kontratën e saj të parë të madhe.

https://www.instagram.com/p/CRKn9sLJOgg/

Albumi “Solitude Standing” (1987) shiti më shumë se një milion kopje vetëm në Amerikë, falë dy këngëve, nga të cilat publiku i gjerë ende mban mend. Njëra është “Luka”, për një djalë që është viktimë e mendjes dhe abuzimit fizik që ishte tematikë e rrallë e këngëve në atë kohë. Tjetra është “Tom’s Diner”, që përshkruan izolimin e një individi nga e gjithë bota, siç shpjegoi ajo në një dokumentar televiziv.

 

Vega është gjithashtu artistja e parë femër që ishte ylli kryesor i Festivalit Glastonbury në vitin 1989. “Tom’s Diner”, u bë një hit edhe më i madh kur u bë remiks nga grupi britanik, “DNA”, gjë të cilën ajo e lejoi të bëhej përmes shtëpisë së saj incizuese duke e shndërruar këtë këngë në hitin e saj më të madh.

 

Në një intervistë për “The Guardian” disa vjet më parë, ajo u shpreh se shpesh gabohet në rrugë me një person tjetër të famshëm, si Cynthia Nixon, Isabella Rossellini apo Molly Ringwald. Në fillet e karrierës, shpesh shfaqej në audicione për filma, por pa sukses. Në filmin “Desperately Seeking Susan”, ajo humbi garën me Madonna-n.

https://www.instagram.com/p/CMBR3oqJsQ_/

Deri në moshën 9-vjeçe, duke u rritur në East Harlem, mendonte se ishte pjesërisht portorikane duke besuar se njerku i saj, një portorikan, ishte babai i saj i vërtetë.

Ishte një tronditje e tmerrshme, poshtëruese. Unë e doja gjyshen time portorikane, tezen time, babanë tim, domethënë njerkun tim. Unë u rrita duke qenë krenare se isha një portorikane. Unë e doja ushqimin portorikan, flisja spanjisht. Dhe pastaj papritmas mësoni se nuk keni asnjë lidhje me të… Po, unë kisha një krizë identiteti.

https://www.instagram.com/p/B2U6spSphDm/

Ajo nuk e takoi babanë e saj biologjik deri në moshën 20-vjeçe, kur ishte tashmë në ujërat muzikore. Në mes të famës së saj më të madhe, u martua me muzikantin dhe producentin Mitchell Froom, me të cilin ka një vajzë. Ata u shkurorëzuan pas vetëm tre vitesh martesë. Avokati dhe poeti Paul Mills ishte dashuria e saj e vërtetë. Ata u martuan në vitin 2006, saktësisht 22 vjet pasi i kishte propozuar për herë të parë.

https://www.instagram.com/p/CRFSSXQJPzs/?utm_source=ig_embed&ig_rid=ee085775-aa41-407e-9711-a9693628f3b1

 

Vajza e saj, Ruby, 28 vjeçe, herë pas here performon me nënën nëpër turne. Albumin e saj të fundit, Suzanne e lançoi në vitin 2016, ndërsa këto ditë po përgatitet me zell për një mini-turne të ri në Amerikë, i cili fillon në muajin shtator.

https://www.instagram.com/p/CRsYr2fJ-zv/