Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka rrëzuar kërkesën e ish-zëvendësministrit të Shëndetësisë, Klodian Rjepaj, për zëvendësimin e masës së sigurisë.
Rjepaj kishte kërkuar ndryshimin e masës, duke argumentuar se vuan nga probleme shëndetësore, mes tyre edhe diabeti. Megjithatë, trupa gjykuese nuk e pranoi kërkesën e tij.
Ish-zëvendësministri akuzohet nga SPAK në kuadër të dosjes së “Sterilizimit”, ndërsa në pretencë ndaj tij është kërkuar dënimi me 10 vite burg.