Aktualitet

Gjobitet me 1 mln lekë dhe mbyllet për 6 muaj një lokal dasmash në Fushë-Krujë, për shkelje të masave anti-COVID

Gjobitet me 1 milion lekë dhe mbyllet për 6 muaj një lokal dasmash në fshatin Verjon të Fushë-Krujës, për shkelje të Aktit Normativ në kuadër të masave anti-COVID.  Nga kontrollet policore u konstatua se organizonte ceremoni martesore në mënyrë të përsëritur. Blutë e Durrësit apelojnë për të gjithë administratorët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së koronavirusit në vend.