“Zyrtarët kosovarë mund të vizitojnë Serbinë, në raste marrëveshjesh dhe me kushtin që funksioni i tyre të përcaktohet sipas rregulloreve ndërkombëtare”. Kjo u bë e ditur nga Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë Serbe, Marko Gjuriç. Por, sipas tij ky nuk është rasti për Ministrat e Punëve të Jashtme apo të Forcës së Sigurisë, pasi Beogradi nuk i njeh të tilla funksione në Kosovë.