Aktualitet

Gjykata e Lartë zbardh emrat e dy gjyqtarëve që kandidojnë për KLGJ

Gjykata e Lartë zbardh emrat e dy gjyqtarëve që kandidojnë për Këshillin e Lartë Gjyqësor. Bëhet fjalë për gjykatësen Brikena Ukperaj në Apelin e Vlorës dhe kolegun e saj në Apelin e Shkodrës Luan Dervishi. Pas dorëzimit të kandidaturave, Gjykata e Lartë do të vijojë me procedurën për verifikimin e plotësimit të kushteve nga kandidatët dhe më pas kjo gjykatë do të shpallë zyrtarisht kandidaturat.