Aktualitet

Gjykata e Posaçme konfirmon masën për Veliajn, detyrim paraqitje për bashkëshorten!

Arrest me burg Erion Veliajt, detyrim me paraqitje për Ajola Xoxën!

Ky është vendimi i gjyqtarit Erjon Bani pas 2 orëve në dhomën e këshillimit.

Ka përfunduar në orën 19:20 seanca e nisur prej orës 13:30 në GJKKO për verifikimin e masës së sigurisë për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, bashkëshorten Ajola Xoxa dhe biznesmenët.

Gjyqtari Erjon Bani u tërhoq për vendim pasi dëgjoi argumentet e palës mbrojtëse të cilët kërkuan masa më të buta sigurie si dhe argumentet e prokurorit të SPAK, Ols Dado i cili kërkoi lënien në fuqi të masave të sigurisë të marra nga ky gjyqtar më 9 shkurt 2025.

Mësohet se në seancë avokatët kanë ofruar garanci pasurore për Erion Veliajn, për ndryshimin e masës së sigurisë ‘arrest me burg’ si dhe kanë kërkuar masën detyrim paraqitje për Ajola Xoxën.

Veliaj akuzohet për korrupsion në 9 raste dhe pastrim parash, ndërsa Xoxa për korrupsion në 9 raste, pastrim parash dhe fshehje pasurie. Ndaj biznesmenit Abule rëndon akuza e pastrimit të parave, ndërsa për 5 të tjerët vetëm ajo e korrupsionit aktiv. Prokurorë të dosjes janë Ols Dado dhe Altin Dumani, ndërsa gjyqtar Erion Bani.