Aktualitet

Gjykata Kushtetuese i jep të drejtë Sali Berishës: Arresti shtëpiak ishte i tejzgjatur!

Gjykata Kushtetuese ka marrë vendim mbi kërkesën e ish-kryeministrit Sali Berisha, lidhur me tre vendimet e gjykatave më të ulëta për masën e arrestit shtëpiak, duke konkluduar se kohëzgjatja e kësaj mase ka qenë e tejzgjatur.

Duke u bazuar në burime shumë të sigurta, gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha raporton se vendimi u dha në përfundim të seancës pa praninë e palëve.

Çështja lidhet me qëndrimin e mbajtur nga avokatët e Berishës gjatë seancave të raportimit dymujor, ku ata kundërshtonin vazhdimisht kërkesën e SPAK, i cili insistonte në vijimin e masës së arrestit shtëpiak.

LEXO EDHE: Rithemelimi i PD nën hetim/ Financimet për Kuvendin e demokratëve, SPAK merr në pyetje donatorët

Siç dihet, në janar të vitit 2025, masa e arrestit shtëpiak ndaj ish-kryeministrit u ndryshua në “detyrim paraqitjeje”, vendim që tashmë gjen mbështetje edhe në vlerësimin e Gjykatës Kushtetuese.

LEXO EDHE: “Tolerimi i skemave piramidale, gabimi më i madh i PD-së”, Berisha: Nuk ishte i qëllimshëm, erdhi nga mosdija