Aktualitet

Gjykata lë në burg Safet Gjicin; arrest shtëpie për vajzën në video, avokatja: Ka nënën sëmurë dhe fëmijën e mitur

GJKKO ka lënë në fuqi masën arrest me burg për ish kryebashkiakun Safet Gjici si dhe arrest shtëpie për vajzën në video, Alma K. Avokatja e Almës, Natasha Veliaj ka thënë për mediat se ka kërkuar nga gjykata që t’i hiqes masa e sigurisë por nuk u pranua dhe u la në arrest shtëpie.

Sipas saj, masa duhet t’i hiqej sepse ka një fëmijë të mitur dhe një nënë të sëmurë dhe është e vetmja që punon.

Përfundimisht i kërkova gjykatës që klientja ime të jetë pa masë ose në ndryshim nga arresti shtëpie të jetë me detyrim paraqitjeje. Sepse ka një fëmije të vogël 12 vjeç si dhe ka të nënën sëmurë. Ajo është e vetmja që sjell të ardhura në familje.”- tha avokatja e Alma K.

Pritet që sot të ketë një qëndrim nga Safet Gjici, i cili përveç reagimit në rrjetet sociale kur dha dorëheqjen dhe pretendoi se ka rënë në kurth, nuk ka pasur asnjë reagim për video-skandalin.