Aktualitet

Gjykatësi Bledar Abdullai nuk e kalon Vetting-un

Vetting-un nuk e kaloi as Bledar Abdullai, gjykatës në Gjykatën e Tiranës. Sipas KPK-së, ai ka fshehur pasurinë, ndërsa në disa raste rezulton të ketë tejkaluar afatet për gjykimin e çështjeve. Me vendimin e sotëm pas seancës dëgjimore të 26 Korrikut, gjyqtarit Abdullai iu komunikua mos rikonfirmimi në detyrë.