Aktualitet

Gjykatësi Medi Bici iu nënshtrua sot Vetting-ut

Vetting-ut iu nënshtrua sot dhe Medi Bici, anëtari i fundit i Gjykatës së Lartë, njëherazi  kandidat për në Këshillin e Lartë Gjyqësor. Për pasuritë e tij, ILDKPKI-ja konstaton se deklarimi nuk është i saktë, por i rremë. Gjyqtari deklaroi se është ndihmuar nga vëllai emigrant dhe paraqiti prova. Ndërkaq, nga hetimi i thelluar i KPK-së nuk rezultoi që Bici të ketë pasuri të fshehura në emër të tij apo të personave të lidhur me të. Po ashtu, nuk ka dyshime për lidhje me njerëz të dyshimtë. Deri tani, nga Gjykata e Lartë janë konfirmuar Xhezair Zaganjori, Edmond Islamaj dhe Ardian Dvorani, ndërsa u shkarkuan Admir Thanza, Tom Ndreca, Artan Zeneli e Shkëlzen Selimi. Më vonë gjatë ditës pritet vendimi për Artan Brocin.