Gossip Showbiz

Gjykatësi paralajmëron Diddy-n që do ta largojë nga salla për sjellje të papërshtatshme? Çfarë bëri ai?

Gjykatësi federal Arun Subramanian i dha një paralajmërim të ashpër Sean “Diddy” Combs gjatë gjyqit të tij për trafikim seksual, duke e qortuar për sjellje të papërshtatshme ndaj jurisë.

Sipas gjykatësit, Combs kishte tundur kokën në mënyrë demonstrative drejt anëtarëve të jurisë gjatë dëshmisë.

Klienti juaj po i shikonte anëtarët e jurisë dhe po tundte kokën me forcë

-i tha gjykatësi avokatit të Diddy-t, Marc Agnifilo.

Kjo nuk mund të ndodhë më. Përndryshe, do të marr masa të tjera, përfshirë përjashtimin e tij nga salla e gjyqit.

Gjykatësi e quajti sjelljen e Diddy-t “absolutisht të papranueshme”, ndërsa avokati i tij premtoi se nuk do të përsëritej.

Ngjarja ndodhi gjatë dëshmisë së Bryana Bongolan, një mikeshë e ish-partneres së Diddy-t, Cassie Ventura, e cila është një nga dëshmitaret kryesore.

Bongolan tregoi se në vitin 2016, Combs e kishte mbajtur atë pezull mbi ballkonin e një apartamenti në katin e 17-të dhe e kishte hedhur mbi mobiljet, duke i shkaktuar mavijosje dhe probleme emocionale.

Sean “Diddy” Combs i ka mohuar akuzat ndaj tij, por procesi gjyqësor po vazhdon me dëshmi të forta dhe tension në sallë.