Aktualitet

Gjyqtari Bledar Abdullai sot në “sitën” e Vetting-ut

Sitës së Vetting-ut po i nënshtrohet sot gjyqtari i Tiranës, Bledar Abdullai. Nga verifikimet e ILDKPI-së, rezulton se Abdullai nuk ka fshehur pasurinë duke bërë deklarim korrekt. Por, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK pretendon të kundërtën dhe e cilëson të pasaktë deklarimin e pasurisë së Abdullait. Po ashtu thuhet se bashkëjetuesja e gjyqtarit ka pasaktësi në formularin e pasurisë.