Corvette E-Ray, modeli i parë hibird në historinë e Corvette, ka humbur ndjeshëm vlerën në treg. Një njësi me vetëm 180 kilometra në odometër dhe çmim fillestar prej 135,915 dollarësh u shit në ankand për vetëm 103,000 dollarë. Makina përfshinte opsione të shtrenjta si fibra karboni dhe sistem ngritës për aksin e përparmë. Me 655 kuaj fuqi dhe përshpejtim 0-100 km/h për 2.5 sekonda, ajo ishte dikur modeli më i shpejtë i prodhuar nga Corvette.
Megjithatë, pritshmëritë e larta dhe dalja e modeleve më të fuqishme kanë ulur interesin. Në disa tregje, E-Ray tani po ofrohet edhe nën çmimin zyrtar nga vetë koncesionarët. Me kaq shumë modele të reja makinash të mbushura me veçori të përmirësuara sigurie dhe teknologji më të zgjuar, zbulimi i makinës më të mirë për të blerë në 2025 mund të jetë sfidues. Për të ndihmuar në përgjigjen e kësaj pyetje, disa i janë drejtuar Inteligjencës Artificiale (Al) dhe kanë kërkuar që ChatGPT të jap një listë të makinave më të mira për të blerë në 2025.
ChatGPT zgjodhi Tesla Model 3, Kia EV9, Chevrolet Equinox EV si makinat më të mira elektrike, bazuar në prakticitetin, vlerësimet e ekspertëve, vlerën dhe disponueshmërinë. Sipas ChatGPT, SUV kanë të bëjnë me shkathtësi, performancë, komoditet, siguri, teknologji dhe vlerë. Zgjidhjet e tij ishin Toyota Grand Highlander Hybrid, Hyundai Santa Fe dhe Mazda CX-50. Për sedanët më të mirë zgjodhi Honda Civic Hybrid, Toyota Camry Hybrid dhe Hyundai Elantra Hybrid, për efikasitetin, besueshmërinë, dizajnin e përditësuar dhe përvojën e përgjithshme të drejtimit.