Aktualitet

Goditje grupeve kriminale të trafikut të drogës, operacion i SPAK-ut me Finlandën!

SPAK-u ka zhvilluar një operacion të përbashkët me autoritetet e Finlandës, duke goditur disa grupe kriminale të përfshira në trafikun e lëndëve narkotike. Lajmi u konfirmua zyrtarisht nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, duke njoftuar një konferencë të përbashkët për shtyp me përfaqësuesit finlandezë. Kjo konferencë pritet të mbahet sot, në orën 12:30, në Sallën e Mbledhjeve të Prokurorisë së Posaçme.

Në një njoftim zyrtar, thuhet: 

Në orën 12:30 do të ketë një konferencë të përbashkët për shtyp me autoritetet finlandeze për zhvillimin e një operacioni të përbashkët kundër disa grupeve kriminale të trafikut të lëndëve narkotike. Konferenca do të zhvillohet në Sallën e Mbledhjeve të Prokurorisë së Posaçme dhe do t’ju kërkoja të paraqiteni në orën 12:10, që të mund të hyni dhe të jemi gati për fillimin e përpiktë.