Konflikt i rëndë në Tiranë, pranë Pallatit me Shigjeta duke degraduar mbi urën e Lanës me sende të forta, përfshirë levat, si dhe dyshohet se u qëllua me armë zjarri rreth mesnate.
Sherri nisi nga brenda dy makinave BMW e Benz që në zonën e Misto Mames, çka u verifikua pas këqyrjes së pamjeve të kamerave të sigurisë nga policia. Me të mbërritur te ura, personat e përfshirë goditën njëri-tjetrin me makinë dhe dolën jashtë duke u rrahur me leva, fillimisht në rrugë, si edhe poshtë urës.
Dyshohet se njëri prej tyre ka qëlluar me armë pasi u gjet një gëzhojë. Autorët u larguan me vrap sapo shkoi policia e janë shpallur në kërkim ndërsa makinat e tyre u sekuestruan. Qarkullimi mbi urë u bllokua për një kohë të gjatë teksa grupi hetimor verifikoi gjithë vendin e ngjarjes.
Mbetet i paqartë shkaku, ndërsa dyshimet janë për ndonjë fërkim makinash në zonën e Kombinatit ose konflikt i mëparshëm.