Tech

Google feston publikimin e sezonit të dytë të Squid Game me një lojë të re!

Google Search po feston publikimin e sezonit të dytë të Squid Game me një lojë të re argëtuese. Kur kërkoni për Squid Game në kompjuterin ose telefonin tuaj, do të shihni ftesën ikonike të serialit të shfaqet në fund të ekranit tuaj.

Prekni atë dhe do të futeni në një version me ekran të plotë të lojës “Drita e kuqe, drita e gjelbër”. Bëhet e ditur se kjo përvojë interaktive përfshin edhe kolonën zanore të frikshme nga shfaqja. Kjo lojë e thjeshtë ju lejon të kontrolloni gjashtë personazhe, ashtu si në shfaqje. Ju duhet t’i çoni ata përpara kur kukulla robotike Younghee nuk po shikon dhe t’i ndaloni kur ajo kthehet. Nëse kapeni në lëvizje, personazhi juaj eliminohet, por fatmirësisht, versioni i Google është shumë më pak i dhunshëm sesa shfaqja. Squid Game u shfaq për herë të parë në vitin 2021, duke u bërë shpejt një fenomen global dhe duke frymëzuar meme, vepra arti dhe lojëra të panumërta.

Fansat kanë pritur me padurim sezonin e dytë, i cili më në fund mbërriti më 26 dhjetor 2024. Ky sezon fillon me fituesin e lojës së kaluar dhe personazhin kryesor i cili përballet me traumën e asaj që përjetoi.

Sezoni i dytë i Squid Game u publikua zyrtarisht në platformën e njohur të Netflix. Pas suksesit të jashtëzakonshëm në vitin 2021, kur u lançua për herë të parë, Squid Game u rikthye sot me sezonin e dytë. Personazhi kryesor cili i fitoi të gjitha lojërat në sezonin e parë, do të bëhet sërish pjesë e lojërave në sezonin e dytë, por kësaj here me një mision. Ai nuk do të synojë që t’i fitojë ato por t’u jep atyre fund, njëherë e përgjithmonë.

Sezoni i dytë do të jetë me shtatë episode, por që minutazhi i tyre do të jetë më i gjatë. Vlen të theksohet se në sezonin e dytë do të ketë gjithashtu lojëra të reja, e personazhe të reja.