Sezoni i dytë i Squid Game u publikua zyrtarisht në platformën e njohur të Netflix. Pas suksesit të jashtëzakonshëm në vitin 2021, kur u lançua për herë të parë, Squid Game u rikthye sot me sezonin e dytë. Personazhi kryesor cili i fitoi të gjitha lojërat në sezonin e parë, do të bëhet sërish pjesë e lojërave në sezonin e dytë, por kësaj here me një mision. Ai nuk do të synojë që t’i fitojë ato por t’u jep atyre fund, njëherë e përgjithmonë.
Sezoni i dytë do të jetë me shtatë episode, por që minutazhi i tyre do të jetë më i gjatë. Vlen të theksohet se në sezonin e dytë do të ketë gjithashtu lojëra të reja, e personazhe të reja. Për secilin personazh do të shpjegohet historia, prapavija e tij dhe arsyet që çuan për t’u bërë pjesë e kësaj gare enigmatike. Squid Game ka qenë sensacion i vitit 2021, duke i gjeneruar Netflixit qindra miliona euro. Miliona abonues iu janë shtuar platformës pas suksesit dhe ndikimit që pati ky serial.
Në një zhvillim befasues, Netflix ka njoftuar se fansat e serialit të famshëm “Squid Game” nuk do të kenë më nevojë për një abonim në shërbimin e tij për të luajtur lojën e re zyrtare që do të bëhet e disponueshme për pajisjet iOS dhe Android më 17 dhjetor. Kjo lojë është pjesë e ofertës më të re të Netflix Games, një shërbim që ofron tituj të bazuar në serialet dhe filmat më të njohur të kompanisë, si “Emily in Paris”, “Too Hot to Handle” dhe “Virgin River”. Gjithashtu, shërbimi ka përfshirë edhe lojëra ekskluzive si “GTA: San Andreas – The Definitive Edition” dhe “Hades”.