Aktualitet

Grabitja në Rinas, dalin detaje të reja

Detaje të reja për grabitjen e të paktën 10 milionë eurove në Rinas që ishin transportuar nga 4 autoblinda. Mësohet se ngjarja është zhvilluar në brendësi të bordit të një avioni që do të fluturonte drejt Vjenës dhe i cili do të transportonte shumën e parave nga disa banka të nivelit të dytë. Pas grabitjes ka pasur shkëmbim zjarri mes policisë dhe grabitësve ku njëri prej këtyrë të fundit mbeti i vrarë. Grabitësit janë larguar me një makinë drejt Fushë-Krujës. 40 persona janë shoqëruar deri tani për ngjarjen ndërsa policia është vënë në ndjekje të autorëve.

Dy automjete që pretendohet se janë përdorur nga autorët mësohet se janë gjetur të shkrumbuara në fshatin Nikël dhe në Kamëz. Ndërkaq Kreshnk Ajazi dhe Ndini Tavani, janë dy prokurorët e Krimeve të Rënda të cilët kanë mbërritur në vendin e ngjarjes. Po ashtu edhe drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, e kryepolici i Tiranës, Rebani Jaupi. Ndërkaq mësohet se ka patur një komunikim të ministrit të Brendshëm me kryepolicin Ardi Veliu. Sandër Lleshaj mësohet ti ketë kërkuar angazhim maksimal të forcave të policisë në zbardhjen e ngjarjes.