Rajoni

Greqi, ngrihen struktura për strehimin e të evakuarve nga zonat e goditura prej zjarreve

Ditët e ardhshme, pritet që Athina zyrtare të njoftojë shifrat për dëmshpërblimin e familjeve të viktimave. Ndërkaq, Ministria Greke e Punës ka vënë në dispozicion struktura për strehimin e të evakuarve nga zonat e goditura prej zjarreve, që tashmë janë shuar. Gjithashtu, një njësi me psikologë e asistentë socialë po iu qëndrojnë pranë të mbijetuarve dhe atyre që kanë humbur familjarët. Nga ana tjetër, Rajoni i Atikës ka krijuar një qendër të posaçme ko’ordinimi për ekipet e shpëtimit dhe vullnetarët.