Rajoni

Greqi/ Shqiptari ishte kthyer në ‘terrorin’ e hoteleve, arrestohet 37-vjeçari! Grabitje me pistoletë lodër, i gjendet dhe drogë (VIDEO)

Një 37-vjeçar shqiptar është kthyer në ‘tmerrin’ e hoteleve në zonën e Atikës në Greqi, teksa pamjet filmike të kamerave të sigurisë zbuluan dinamikën dhe identitetin e tij.

Pasi mësynte në këto subjekte, i dyshuari kërcënonte stafin e punonjësve dhe i grabiste.

Nga hetimet e oficerëve të Prokurorisë dhe zyrës së Hetimit të Krimeve në Policinë e Athinës, rezulton se 37-vjeçari i arrestuar ka vepruar kryesisht në orët e para të mëngjesit dhe ka shënjestruar hotelet në zonat e Glyfada, Elliniko, Agios Dimitrios dhe Exarcheia.

LEXO EDHE: Tragjedia në Koçan, 8 nga 115 të plagosurit që ndodhen në spital janë në gjendje kritike për jetën
Herën e fundit, (15 mars) ai hyri në hotelin e synuar, duke pretenduar se ishte klient me letërnjoftim fals dhe nën kërcënimin e armës u tërhoqi paratë punonjësve nga kasa.

Pas kontrollit dhe arrestimit të tij, iu gjet dhe u sekuestrua një pistoletë plastike të cilën e kishte përdorur gjatë grabitjeve, një kartë identiteti false, një patentë shoferi fals, një sasi e vogël kanabisi të papërpunuar dhe një shumë prej 405 euro.

Nga hetimet paraprake të deritanishme janë zbardhur pesë raste të grabitjeve në Skaramangas, Glyfada, Elliniko, Agios Dimitrios dhe Exarchia.

Gjithashtu, ndaj tij ishin në pritje dy urdhër-arreste dhe një urdhër për grabitje në seri dhe armëmbajtje pa leje.