Showbiz

Greqia jehonë ndaj performancës së Shqipërisë në Eurovision

Mbrëmjen e 13 majit, në natën e parë gjysmëfinale të Eurovisionit 2025 që u mbajt në Bazel të Zvicrës, Shqipëria rrëmbeu vemendjen  me një performancë që nuk kaloi pa u vënë re nga mediat ndërkombëtare, veçanërisht ato greke. Portali i njohur grek Protothema i bëri jehonë të veçantë prezantimit të përfaqësuesve shqiptarë, duke shkruar se Shqipëria “vodhi vëmendjen” me një paraqitje të fuqishme dhe artistikisht të kuruar deri në detaj.

Dysheja muzikore Shkodra Elektronike,mahniti publikun me këngën“Zjerm”. Ky krijim muzikor, i cili fitoi më parë çmimin e parë në Festivalin e Këngës në Shqipëri, solli në Eurovision një frymë të re.

Këngëtarja shqiptare u ngjit në skenë me një veshje moderne, por të frymëzuar nga kostumi tradicional, duke sjellë një imazh autentik që theksonte identitetin kulturor. Ndërkohë, producenti Laca krijoi një sfond dinamik muzikor me ritme të ngjeshura elektronike, që ndërthureshin me meloditë ballkanike në një mënyrë harmonike dhe të guximshme.

Publiku në arenën e Bazelit reagoi me ovacione të forta, ndërsa në rrjetet sociale hashtagu #Zjerm u bë viral menjëherë pas përfundimit të shfaqjes. Vendimi për të mbajtur këngën në gjuhën shqipe, pavarësisht trendit të përdorimit të anglishtes në skenën evropiane, është parë si një zgjedhje e vetëdijshme për të ruajtur autenticitetin dhe shpirtin e krijimit.

Performanca e Shqipërisë jo vetëm që shënoi një moment kulmor të mbrëmjes, por edhe forcoi pozitën e saj si një konkurrent serioz dhe novator në skenën e Eurovisionit.