Greqia është në zi kombëtare pas përballjes me zjarret më masivë në 11 vjet. Flakët që pushtuan Atikën Perëndimore dhe Lindore, rajone turistike në afërsi të kryeqytetit Athinë, lanë pas 77 viktima e 187 të lënduar, ndërsa e gjithë zona u shndërrua në gërmadhë. Mes viktimave është dhe një grua shqipëtare. Mediat greke kritikojnë shtetin se sipas tyre nuk duket i përgatitur për të përballuar situata të kësaj natyre.