Gossip Showbiz

Greta Kazazi i zbulon të gjitha! Nga njohja me partnerin deri tek takimi i DJ Gimbos me familjen e Selin!

Ish-banorja e Big Brother VIP Albania, Greta Kazazi, ka ndarë një rrëfim të sinqertë dhe plot detaje në emisionin “S’e Luan Topi”, duke zbuluar prapaskena interesante nga jeta e saj personale dhe lidhja me partnerin.

Ajo tregoi se Gimbo, tashmë ka takuar familjen e Selin, përfshirë edhe vëllanë e saj, Ono, i cili është njëkohësisht i dashuri i Gertës.

Sipas Gretës, takimi ka qenë i ngrohtë dhe i mbushur me diskutime të sinqerta për situatat mes tyre.

Gimbo është shumë i dashur, e veçoj shumë dhe realisht është djalë flori. Në shtëpi, mirë Selin, por më mbante afër edhe mua

-u shpreh ajo, duke lënë të kuptohet për raportin e mirë që ai ka krijuar me të gjithë.

Por ajo që e bën historinë edhe më interesante është mënyra si ka nisur gjithçka. Greta Kazazi rrëfeu se janë njohur krejt rastësisht në një event, ku ajo ishte e ftuar dhe ai punonte si DJ.

Pas disa javësh, ai e ka kontaktuar vetë, pa e ditur se Greta kishte lidhje shoqërore me Selin.

Unë nuk e dija që ishin motër e vëlla… nuk e dija mbiemrin e Onos

-tregoi ajo, duke shtuar se e vërteta u zbulua vetëm më vonë, kur partneri i saj i përmendi se motra e tij punonte në të njëjtin televizion.

Historia e tyre, e lindur nga një rastësi e thjeshtë, është kthyer në një lidhje të fortë dhe të natyrshme, e ndërtuar mbi komunikim dhe afrimitet, një rrëfim që ka tërhequr menjëherë vëmendjen e publikut.