Rajoni

Grevë në administratën publike në Kosovë

Rreth 22 mijë punonjës të shërbimit civilë në administratën lokale dhe qendrore në Kosovë filluan sot grevë njëorëshe, duke kërkuar barazim të pagave me sektorë të tjerë publikë. Përfaqësuesi i Këshillit Grevist Ali Sefaj tha se kërkesat janë të drejta. Sindikata e Shërbimit Civil të Kosovës paralajmëroi Qeverinë, se nëse nuk reflekton, mund të bojkotohet puna duke nisur nga nesër.