Rajoni

Gripi në Maqedoni, regjistrohet viktima e dytë

Regjistrohet viktima e dytë nga gripi sezonal. Pas pesë vjeçares nga Shutka e Shkupit, rasti i dytë është regjistruar në Ohër ku ka ndërruar jetë një 24 vjeçare e cila ka qenë në kujdes intensiv dhe reanimacion në Shkup. Gjatë javës së kaluar janë regjistruar 1752 raste me grip që është dyfishi i numrit të regjistruar një javë më parë. Epidemiologët lëshojnë alarmin se numër edhe më i lartë i të prekurve nga gripi pritet periudhën që vijon.