Aktualitet

Gripi sezonal shkakton viktimën e tretë në vend

Gripi sezonal shkakton viktimën e tretë në vend. Një shtetas nga Gramshi humbi jetën në Sanatoriumin e Tiranës, për komplikacione të lidhura me gripin. Për të njëjtën arsye, po në këtë spital gjetën vdekjen dhe dy pacientë të tjerë, tre ditët e fundit. Ndërkaq, bëhet e ditur se në Sanatorium ka persona në gjendje të rëndë, për shkak të gripit.