Gossip Showbiz

Gruaja e tretë e Hulk Hogan përfiton 30% të pasurisë, mund të nisë përplasje me vajzën dhe ish-bashkëshortet?

Pavarësisht martesës së tyre vetëm dyvjeçare, Sky Daley, gruaja e tretë e legjendës së mundjes Hulk Hogan, do të përfitojë rreth 30% të pasurisë së tij pas vdekjes së papritur të tij më 24 korrik, në moshën 71-vjeçare. Ky zhvillim mund të shkaktojë tensione me vajzën e tij Brooke dhe ish-bashkëshortet.

Sipas ligjit të Floridës, një bashkëshorte ka të drejtë për 30% të pasurisë së të ndjerit, edhe nëse ai nuk ka përditësuar testamentin ose dokumentet e trashëgimisë.

Hogan zotëronte një pasuri të vlerësuar në 25 milionë dollarë, që përfshin pronën e tij 11.5 milionë dollarëshe në Clearwater, biznese si Hogan’s Beach Shop dhe restorantin Hogan’s Hangout, si dhe markën e birrës Real American Beer.

Ekspertja ligjore June Frederiksen sqaroi se edhe nëse Hogan nuk kishte përditësuar trustin e tij për Skye-n, ajo ligjërisht ka të drejtë për pjesën bashkëshortore.

Por nëse testamentet nuk janë të azhurnuara, mund të ketë sfida ligjore nga familjarët.

Një nga personat që mund të kundërshtojë ndarjen e pasurisë është vajza e tij, Brooke Hogan. Marrëdhëniet mes tyre kanë qenë të ftohta për vite me radhë, dhe Hulk nuk i kishte takuar as nipërit e tij binjakë, Oliver dhe Molly Gene, të lindur në janar.

Trashëgimia e legjendës së WWE-së mund të përfshijë jo vetëm përfitime të mëdha financiare, por edhe një betejë të mundshme ligjore familjare.