Ylli legjendar i mundjes profesionale, Hulk Hogan, i cili mbeti një ikonë e pavdekshme e WWE-së, do të mbushte sot 72 vjeç. I lindur si Terry Gene Bollea, Hogan ndërroi jetë në fund të korrikut 2025, duke lënë pas një trashëgimi të jashtëzakonshme sportive dhe mijëra fansa që e kujtojnë me mall.
I njohur për karizmën e tij të pakrahasueshme dhe për rolin vendimtar në popullarizimin e mundjes në vitet ’80 dhe ’90, Hogan shndërroi arenat e sportit në spektakle të paharrueshme dhe ndikoi thellë në kulturën popullore.
Në këtë ditë përkujtimore, fansat dhe komuniteti i mundjes në mbarë botën e nderojnë jo vetëm për fitoret dhe rekordet e tij, por edhe për shpirtin luftarak dhe energjinë që solli në çdo paraqitje.