Celebrities Gossip Music Showbiz

Grupi NeonoeN tërhiqet si përfaqësues i Malit të Zi në “Eurovision 2025”!

Grupi NeonoeN fitoi ‘Montesong’-un e mbajtur së fundmi me këngën “Clickbait”, ndërsa së fundmi kanë njoftuar ndjekësit se po tërhiqen nga konkursi. Ditët e kaluara pritej një vendim nëse grupi do të skualifikohej përfundimisht, sepse versionin punues të këngës e kishin performuar para konkursit aktual. Grupi beson se nuk i kanë shkelur rregullat, për shkak se kënga nuk është transmetuar duke theksuar se versioni i këngës që është interpretuar live nuk është identik me atë të prezantuar në ‘Montesong’.

“Në interesin më të mirë të publikut, me dëshirën për t’i dhënë fund pasigurisë dhe për të kontribuar sërish në muzikën për të cilën jemi këtu në radhë të parë, ju njoftojmë se vullnetarisht po tërhiqemi nga pjesëmarrja në Eurovizion. Sipas rregullores, RTCG do të zgjedhë një përfaqësues tjetër dhe ne do të jemi të parët që do t’i urojmë fat dhe do t’i japim mbështetje të plotë”-njoftoi grupi në rrjetet sociale.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by NeonoeN (@neonoen_official)

“Vëmë re dhe faktet e konfirmojnë këtë, se performanca live e versionit të këngës nuk e rrezikoi vetë procesin e festivalit Montesong dhe as nuk mund të ndikojë në rezultatin përfundimtar dhe renditjen tonë. Është gjithashtu fakt se ka pasur shumë shembuj të ngjashëm dhe se EBU gjithmonë ka vendosur që ato këngë të mund të marrin pjesë sepse nuk kanë pasur një avantazh konkurrues ndaj të tjerave, gjë që është e qartë për të gjithë. Megjithatë, ne thjesht nuk duam të jemi pjesë e ndonjë historie jashtë muzikës”-tha grupi më tej.

Ata gjithashtu theksuan se Eurosong nuk ka qenë asnjëherë qëllimi i tyre në vetvete. “Besojmë se ata do ta kuptojnë vendimin tonë për t’u tërhequr nga Eurovizioni dhe i falënderojmë edhe për këtë. Mirënjohje e veçantë dhe e madhe për mbështetjen e kolegëve, dashamirës të muzikës së mirë, miqve, të njohurve, gazetarëve dhe publikut të gjerë nga Mali i Zi dhe jashtë saj, që na dha forcë në ditët e fundit. Familjet tona së bashku me ne jetuan gjithë shkëlqimin dhe dëshpërimin e këtij procesi dhe tani është koha t’i shpërblejmë dhe t’i përkushtohemi në mënyrën e duhur. Tani le të mbështesim të gjithë së bashku Malin e Zi në Eurovizion”-deklaroi grupi ndër të tjerash.

Rikujtojmë se Bazeli në Zvicër do të jetë qyteti pritës i Eurovision Song Contest. Pas fitores së këngëtarit zviceran Nemo në Malmö në konkursin e këtij viti në Suedi me këngën e tyre ‘The Code’, vendi mori përsipër detyrat e pritësit për vitin 2025. Është hera e tretë që Zvicra fiton konkursin, pas Lys Assia në 1956 dhe Céline Dion në 1988. Transmetuesi pritës SRG SSR dhe EBU do të presin konkursin e 69-të të këngës në Eurovision në maj 2025.