Aktualitet

Gushti, gati 1.5 mln turistë në Shqipëri

Gjatë muajit gusht, në Shqipëri hynë rreth 1 milion e 450 mijë shtetas, 26.9 % më shumë krahasuar me muajin gusht të një viti më parë. Ndërkohë në korrik në territorin shqiptar hynë rreth 1.5 milionë persona, po ashtu me një rritje për 12.3 %. Në total sipas statistikave të policisë, gjatë këtij sezoni turistik janë konstatuar 25% më shumë hyrje se në vitin 2017.