Gwyneth Paltrow është bërë pjesë e një reklame të re për kompaninë teknologjike “Astronomer”, vetëm pak ditë pasi një video me CEO-n e saj, Andy Byron, u bë virale. Byron u filmua duke u përqafuar me Kristin Cabot, drejtore e burimeve njerëzore në kompani, gjatë një koncerti të Coldplay, duke shkaktuar jehonë të gjerë në rrjetet sociale.
Reklama, e ndarë nga vetë Astronomer në platformat sociale, nisi me një mbishkrim ironik:
Faleminderit për interesin tuaj për Astronomer.
Paltrow, ish-bashkëshortja e Chris Martin (frontmen i Coldplay), shfaqet në video me një veshje serioze biznesi dhe një ton të qetë, duke thënë:
Jam punësuar në një bazë shumë të përkohshme për të folur në emër të mbi 300 punonjësve në Astronomer.
Aktorja shpjegon se kompania ka marrë shumë pyetje pas incidentit viral, por pa iu përgjigjur drejtpërdrejt.
Në vend të kësaj, ajo përqendrohet në promovimin e shërbimeve të Astronomer, duke theksuar:
Po, Astronomer është vendi më i mirë për të drejtuar Apache Airflow dhe për të unifikuar drejtimin e të dhënave, ML dhe AI.
Në fund, Paltrow shton me humor se ka ende vende për ngjarjen “Beyond Analytics” në shtator, dhe e mbyll videon me fjalët:
Tani do të kthehemi tek ajo që bëjmë më mirë: ofrimi i rezultateve që ndryshojnë rrënjësisht për klientët tanë.
Reklama është përshëndetur nga ndjekësit si një mënyrë kreative për të përballuar krizën e imazhit pas videos së bujshme, ndërsa prania e Paltrow, si ish-bashkëshortja e liderit të Coldplay, u konsiderua një goditje e zgjuar marketingu.