Gossip

Hakan Sabanci dhe Hande Erçel kapen mat me partnerë të tjerë pas ndarjes së bujshme?

Pas ndarjes së komentuara gjerësisht në shtator, duket se si Hakan Sabanci ashtu edhe Hande Erçel kanë nisur kapituj të rinj në jetën e tyre sentimentale.

Mediat turke raportojnë se Sabanci është parë në Miami në shoqërinë e sipërmarrëses dhe influencueses së njohur, Naz Şahin, ndërsa thashethemet për një romancë mes tyre po marrin gjithnjë e më shumë hov.

Burime nga Miami tregojnë se dyshja u shfaq fillimisht në të njëjtën festë, ku nuk munguan shikimet dhe bisedat mes tyre. Edhe pse u përpoqën të ruanin një distancë të kujdesshme për të mos tërhequr vëmendje, dëshmitarët thanë se kimia mes tyre ishte e dukshme.

Më pas, të dy janë fotografuar duke bërë pazar dhe besohet se kanë udhëtuar së bashku drejt qytetit amerikan, duke ndezur edhe më tepër aludimet për një lidhje të re.

Vetë Naz Şahin ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave rozë pasi së fundmi është ndarë nga DJ i njohur turk Mahmut Orhan, gjë që ka shtuar edhe më shumë zërat për një romancë të mundshme me Hakan Sabancin.

Ndërkohë, edhe Hande Erçel duket se nuk ka mbetur prapa në jetën e saj private. Aktorja, e njohur nga seriali “Dashuria është në ajër”, raportohet se po sheh dikë të ri: një producent 45-vjeçar, identiteti i të cilit ende nuk është bërë publik.

Sipas mediave, Erçel dhe partneri i përfolur kanë udhëtuar së bashku drejt Londrës, duke shtuar dyshimet se aktorja ka gjetur ngushëllim në një romancë të re pak pasi u nda nga Sabanci.

Teksa ish-çifti vazhdon jetën përtej marrëdhënies së tyre të dikurshme, publiku turk po i ndjek zhvillimet me kureshtje, ndërsa duket se për të dy rrugët po hapen drejt historive të reja të dashurisë.