Gossip Showbiz

Pas ndarjes nga Hande Erçel, biznesmeni turk është në një lidhje të re? Me kë?

Vetëm pak javë pas ndarjes nga aktorja Hande Erçel, biznesmeni turk Hakan Sabancı është rikthyer në qendër të mediave rozë.

Sipas portaleve T24, Aksam dhe Onedio, Sabancı ka pëlqyer një foto të aktores Tuba Büyüküstün nga Paris Fashion Week, duke shkaktuar menjëherë diskutime për një lidhje të mundshme.

Megjithatë, pëlqimi u hoq vetëm pak minuta më vonë, gjë që shtoi dyshimet dhe komentet e fansave në rrjetet sociale. Mediat turke e kanë cilësuar këtë si një “lëvizje të shpejtë” pas ndarjes së tij nga Hande Erçel, ndërsa disa ndjekës e kanë interpretuar si një sinjal për një romancë të re, ndërsa të tjerë e shohin si një veprim të nxituar.

Portalet raportojnë:

Sabancı, që së fundmi i dha fund lidhjes me Hande Erçel, i la një zemër Tuba Büyüküstün, por e hoqi menjëherë pasi komentet shpërthyen në rrjet.

T24 shton se:

Edhe pse pëlqimi u fshi shpejt, ndjekësit e vunë re dhe e interpretuan si shenjë të një afrimi mes dyshes.

As Hakan Sabancı, as Tuba Büyüküstün nuk kanë dhënë koment publik për situatën, ndërsa burime pranë tyre theksojnë se “gjithçka ka qenë rastësi”. Megjithatë, fansat vazhdojnë të aludojnë për një marrëdhënie të re në horizont.