Aktorja e njohur dhe fituesja e çmimit Oscar, Halle Berry, është në një lidhje dashurie prej pesë vitesh me muzikantin Van Hunt.
Në një intervistë të fundit për “Today.com”, Hunt zbuloi se tashmë i ka propozuar martesë aktores 58-vjeçare — por ende nuk ka marrë një përgjigje.
E bëra propozimin dhe është ende në pritje, siç mund ta shihni
-tha Hunt me humor gjatë paraqitjes së tij së bashku me Berry në emisionin “Today with Jenna & Friends” më 4 qershor.
Kur u pyet për arsyen pse ende nuk ka thënë “po”, Halle Berry u shpreh se përvoja e saj e kaluar me martesat e mëparshme ka ndikuar në vendimin e saj.
Kam qenë e martuar tri herë. Van është martuar një herë. Nuk ndiejmë se kemi nevojë të martohemi për të provuar dashurinë që kemi për njëri-tjetrin. Nuk e shohim të nevojshme
Pavarësisht kësaj, aktorja la të kuptohet se nuk e përjashton mundësinë e një martese në të ardhmen.
Nuk është jo përfundimtare. Ndoshta një ditë do të ndodhë
-shtoi Berry.
Halle Berry ka qenë më parë e martuar me aktorin francez Olivier Martinez, nga i cili u nda në vitin 2015. Më herët, ajo ka qenë në martesë me ish-lojtarin e bejsbollit David Justice dhe këngëtarin/aktorin Eric Benét.
Historia e saj me Van Hunt mbetet një nga romancat më të qëndrueshme dhe diskrete në Hollywood, dhe ndonëse martesa nuk është në plan të afërt, dashuria mes tyre duket më e fortë se kurrë.