Big Brother Radio Celebrities Magazine

“Hanë qyl, pinë qyl”/ Julia Ilirjani për banorët: “Nuk e kuptoj përse kanë gjithë këtë ngarkesë”!

Ajo që ndodh në shtëpinë e “Big Brother VIP”, padyshim që është më e ndjekura e më e komentuara në rrjetet sociale, si edhe në jetën e përditshme. Në lidhje me audiencën shumë të madhe të këtij spektakli ka mendime të ndryshme. Suksesi ka kaluar kufijtë e një spektakli në ekranin e televizorit e tani jemi përballë një fenomeni social që mund të quhet edhe si “Big Brother Mania”.