Lajmet e fundit

Hapen 337 vende pune në KQZ, ja pagat

Ndarja e anëtarëve të komisioneve zonale dhe të qendrave të votimit do të jetë sfida e rradhës mes mazhorancës dhe opozitës. KQZ ka përgatitur strukturën e pagave të anëtarëve, pas miratimit të së cilës u takon katër partive të bëjnë propozimin për anëtarët. Sa i përket numërimit të votave në zgjedhjet e 30 qershorit, parashikohet vetëm përdorimi i kamerave regjistruese dhe të monitorëve për shfaqjen e fletëve të votimit në Vendin e Numërimit të Votave. Për të administruar procesin, KQZ do të punësojë edhe 337 personave me kontratë të përkohshme nga 5 deri në 3 muaj. Magazinerë, specialistë juridikë e shërbimesh, teknikë, sallë, përkthyes dhe operatorë janë nevojat që do të përzgjidhen me konkurrim nga KQZ. Paga e tyre do të jetë nga 70 mijë lekë për specialistët e lartë, 40 mijë lekë për specialistët e tjerë, si dhe 30 mijë lekë për punonjësit e shërbimit.