Aktualitet

Hapen shkollat për 4.500 nxënës që nuk kanë ndjekur mësimin online

Fëmijët që gjatë karantinës nuk patën mundësi të ndjekin mësimin online sot iu rikthyen bankave të shkollës. Deri më 11 shtator, 4.500 nxënës nga klasa e parë deri në të pestën, pra të ciklit fillor do të zhvillojnë mësime plotësuese dhe në dispozicion të tyre janë vendosur 2 mijë e 600 mësues. Nga Ministria e Arsimit është menduar që ky program plotësues t’i pajisë nxënësit me njohuritë e aftësitë gjuhësore dhe matematikore që i përkasin programit mësimor, të zhvilluar në periudhën Mars-Maj 2020.  Për shkak të numrit të vogël, nxënësit janë ndarë në 600 klasa duke respektuar distancimin fizik. Ndërkaq, për pjesën tjetër viti shkollor 2020-2021 nis më 14 shtator.