Autoriteti Rrugor Shqiptar hapi garën për prokurimin e realizimit të studimit për segmentin nga “Bulevardi i Ri” deri në Laprakë, te sheshi “Shqiponja”. Projektimi ka si kosto limit shumën prej rreth 250 mijë eurosh. Firma fituese do të ketë 30 muaj afat për ta realizuar. Kjo do të thotë se, së paku për dy vite e gjysmë, punimet nuk do të nisin, pasi më parë duhet të dorëzohet projekti.